
Trajnerët tanë:

Elvin Luku është gazetar me një përvojë 15-vjeçare në televizion, shtypin e shkruar dhe mediat online. Aktualisht drejton Qendrën MediaLook, e konceptuar si një media mbi median.
Elvin Luku Pedagog e kërkues shkencor pranë Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit – UT.
Viola Keta ka kryer studimet dhe është diplomuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gazetari. Nisi punën si gazetare në vitin 1999 në "Koha Televizion" , pas angazhimit si vullnetare në disa projekte në Tiranë për ndihmën e të ardhurve nga Kosova gjatë krizës atje. Aktualisht është kryeredaktore e medias “Faktoje” e specializuar në verifikimin e fakteve.
Viola Keta Gazetare
Erlis Çela përfundoi studimet universitare dhe pasuniversitare për gazetari në Fakultetin e Komunikimit, Universiteti Marmara në Stamboll, Turqi. Çela mban gradën doktor (Dr.) në shkencat e komunikimit. Aktualisht drejton Departamentin e Gazetarisë në Universitetin Beder.
Erlis Çela Autor
Gjergj Erebara është gazetar në Tiranë. Ai është diplomuar në gazetari në Tiranë në vitin 2002 dhe ka kryer studime pasuniversitare në Histori Ekonomike në Universitetin e Lundit, Suedi në vitin 2011. Erebara punon aktualisht në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN Albania.
Gjergj Erebara Gazetar
Ivana Dervishi është gazetare dhe eksperte e medias dixhitale, me eksperiencë të gjatë në mediat televizive, ato të shkruara dhe organizatat jo-fitimprurëse. Dervishi është e fokusuar tek përdorimi i mjeteve teknologjike për të nxitur format inovative të mbulimit të lajmit, si dhe angazhimit të publikut në rrjetet sociale.
Ivana Dervishi Gazetare
Florian Goga është një fotoreporter me qendër në Tiranë, Shqipëri. Pas diplomimit në Universitetin Europian të Tiranës për Dizajn Komunikimi ai filloi karrierën e tij si fotoreporter. Fillimisht punoi si fotoreporter në disa media të shkruara lokale dhe kombëtare (gazeta dhe revista).
Florian Goga Fotoreporter
Aleksandar Manasiev është gazetar nga Maqedonia e Veriut. Ai ka mbi 17 vite përvojë si gazetar, korrespondent dhe redaktor në median e shkruar, televizive dhe digjitale. Prodhimet e tij janë publikuar në mbi 50 media në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, ndërsa është edhe fitues i shumë çmimeve në gazetari. Vitet e fundit eksperimenton me sukses forma të reja të tregimtarisë gazetareske.
Aleksandar Manasiev Gazetar
Koloreto Cukalli ka drejtuar për 9 vjet emisione në Radio; ka punuar mbi 10 vite në TV të ndryshme si autor programesh; ka punuar për 1 vit në shtypin e shkruar si redaktor; dhe ka shkruar si kolumnist në disa të përditshme të shtypit dhe në media online. Aktualisht, është Kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias.
Koloreto Cukalli Kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias.
Matias Ndini ka studiuar regji filmi. Hapi studion filmike në moshën 19 vjeçare pasi punoi në studio të tjera si asistent regjie dhe “casting director”. Gjatë asaj kohe punoi si brand ambasador në dy kompani prestigjioze në Shqipëri. Sot ai merret me krijimin e filmave , dokumentarëve dhe spoteve të cilat janë me skenar dhe realizim të studios së tij.
Matias Ndini Regjisor
Natasha Paja është artiste vizuale. Pavarësisht se studimet i ka kryer për Inxhinierinë e Proceseve Kimike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dashuria dhe pasioni për artet vizuale ka qenë më e fortë. Aktualisht punon si grafik dizajner, ndërkohë gjithashtu merret me pikturë dhe fotografi. Duke qenë e pasionuar me natyrën dhe e ndjeshme ndaj padrejtësive, vazhdimisht ka qenë aktive ndaj kauzave sociale dhe politike që kanë ndodhur në vend.
Natasha Paja Artiste Vizuale
Dorina Ndreka është diplomuar për Drejtësi, pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2003. Ka përfunduar studimet Master për Studime Europiane, dhe ka gradën shkencore “Doktore e Shkencave” pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Prej 2005 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ushtron profesionin e avokatisë, si profesioniste e lirë, me fokus të veçantë në çështjet strategjike mjedisore. Prej vitit 2009, është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë, të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Dr. Dorina Ndreka Asllanaj Avokate
Migen Qiraxhi është aktivist dhe drejtues i organizatës "Qëndresa Qytetare", me fokus arsimin e lartë. Angazhimi në komunitet nis prej 2010 për informimin të rinjve mbi të kaluarën dhe krimet e komunizmit, kërkues i pavarur i historisë së shqipërisë 1945-90, autor i 4 ekspozitave mbi krimet e komunizmit dhe nje video dokumentari. Referues ne Konferenca Kombetare dhe Rajonale mbi çeshtjet e Arsimit dhe Integrimit ne BE. Është pjesemarrës dhe kontribues në iniciativa dhe reagime të rëndësishme të qytetarëve prej 2011.
Migen Qiraxhi Arkitekt
Grupi ATA është kolektiv aktivistësh i themeluar në vitin 2014 në Kamëz nga të rinj e të reja që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet. ATA veprojnë dhe eksperimentojnë në një seri disiplinash si aktivizmi ligjor, gazetaria e angazhuar në periferi dhe arti, me fokus të veçantë teatrin. Prej disa vitesh kanë krijuar qendrën e tyre komunitare në të cilën ofrojnë mundësi aksesi në një bibliotekë, ambjente leximi, hapësira projeksioni filmik dhe punishte të vazhdueshme në disiplinat e mësipërme.
Grupi ATA Aktivist
Ervin Goci ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës dhe studimet pas-universitare i ka pasur të orientuara në Shkencat Humane. Përfundoi studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005. Në lektorimin universitar ka mbuluar disa disiplina si: teoritë e komunikimit, teoritë mbi hapësirën publike dhe angazhimin komunitar, teoritë e marrëdhënieve me publikun, dhe modelet menaxheriale tek mediat e reja. Prej disa vitesh është pjesë e studimeve dhe konferencave shkencore të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, duke ofruar ekspertizën e tij në fazën konceptuese të këtyre projekteve.
Ervin Goci Lektor
MA Valbona Sulçe Kolgeci është gazetare, studiuese e medias dhe komunikimit dhe trajnere. Karrierën si gazetare e filloi në televizionin privat kombëtar TeleArbëria në vitin 1998, ku ishte pjesë e ekipit të programit “Kosova luftë apo paqe” që fitoi cmimin e parë si programi televiziv i vitit.
Valbona Sulçe Kolgeci Gazetare, studiuese e medias